Disidenti
Lajme

Gjakovarit s’i bën interneti si duhet, i dehur shkon në zyrat e Kujtesës dhe thyen xhamin e arkës

Ankesat për shërbime të dobëta të internetit kanë bërë që një qytetar në komunën e Gjakovës të bëjë skandal në zyrat e operatorit kabllor ‘Kujtesa’.

36-vjeçari i revoltuar për defektet në internet kishte shkuar dje të ankohet në zyrat e kompanisë, ku kishte bërë zhurmë të madhe, teksa kishte eskaluar edhe në veprime vandale.

Sinjali mëson se ai ka goditur xhamin e arkës së ‘Kujtesës’, duke shkaktuar frikë e shqetësim te punëtorja që po dëgjonte ‘hallin’ e tij.

Përballë kësaj situate, punonjësja e kompanisë ka denoncuar rastin në Polici, të cilët kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku kanë arrestuar të dyshuarin.

36-vjeçari është shoqëruar në stacion policor për intervistim, mirëpo ka qenë e pamundur të merret deklarata e tij, pasi që ka qenë në gjendje të dehur.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe i njëjti të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dëmtim prone’.

Milaim Zeka: Femrat e Kosovës janë të bukura, por 50% e e tyre, e kanë zërin si të meshkujve!

Disidenti.net

‘Gruaja e harruar’ e protestës së 1 tetorit: I dhamë fund heshtjes, Albin Kurti ishte aktivist i shquar

Disidenti.net

Vajzat nga Peja që u gjetën s’pranuan të kthehen në shtëpi – Flet babai i njërës prej tyre

Disidenti.net
Disidenti

Gjakovarit s’i bën interneti si duhet, i dehur shkon në zyrat e Kujtesës dhe thyen xhamin e arkës