Disidenti
Lajme

Gërvalla konfirmon atë që dihej: Ambasada në Jerusalem është çështje e kryer, nuk futemi në aventura

0Shares

Ministrja e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka folur për çështjen e vendosjes së Ambasadës së Kosovës në kryeqytetin e Izraelit, duke thënë se kjo është çështje e kryer.


Gërvalla gjithashtu tha se nuk do të futemi në aventura diplomatike për të rishqyrtuar këtë gjë.

“Kam përshëndetur njohjen diplomatike nga Izraeli dhe mendoj që çështja e ambasadës tonë në Izrael është çështje e kryer. Nuk do t’i hymë aventurave diplomatike për të rikthyer në shqyrtim një çështje që ka përfunduar”, tha Gërvalla në Kallxo.com

Kujtojmë se Kosova ka hapur ambasadën e vet në Jerusalem më 15 mars, veprim ky që nxiti reagime nga presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyp Erdogan.

Vendosja e Ambasadës së Kosovës në Izrael ishte pjesë e marrëveshjes së Kosovës me Serbinë e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë.

Nga tabori i VV’së, Glauk Konjufca gjatë zgjedhjeve pati thënë se “Nëse na kushtëzon BE, e largojmë ambasadën nga Jerusalemi”.

Kjo për shkak se Bashkimi Evropian e vlerësoi “për keqardhje” këtë vendim të Kosovës.

 

Fondacioni Golden Eagle bën thirrje për krijimin e fondit për Policinë e Kosovës, ndanë 30,000 euro

Disidenti.net

Mirena: Afrim Bunjaku, që sot ra në detyrë, shteti nuk i ka garantuar as sigurim shëndetësor, as sigurim jetësor, e Qeveria ua ka hequr edhe shtesat për rrezikshmëri në punë

Disidenti.net

“Ma shpejt se t’i jepi 2-3 shuplaka”/ I riu në Prishtinë kapet me Policinë pasi e gjobitën për shkelje në trafik

Disidenti.net
Disidenti

Gërvalla konfirmon atë që dihej: Ambasada në Jerusalem është çështje e kryer, nuk futemi në aventura