Gërvalla gjithashtu tha se nuk do të futemi në aventura diplomatike për të rishqyrtuar këtë gjë.
“Kam përshëndetur njohjen diplomatike nga Izraeli dhe mendoj që çështja e ambasadës tonë në Izrael është çështje e kryer. Nuk do t’i hymë aventurave diplomatike për të rikthyer në shqyrtim një çështje që ka përfunduar”, tha Gërvalla në Kallxo.com
Kujtojmë se Kosova ka hapur ambasadën e vet në Jerusalem më 15 mars, veprim ky që nxiti reagime nga presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyp Erdogan.
Vendosja e Ambasadës së Kosovës në Izrael ishte pjesë e marrëveshjes së Kosovës me Serbinë e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë.
Nga tabori i VV’së, Glauk Konjufca gjatë zgjedhjeve pati thënë se “Nëse na kushtëzon BE, e largojmë ambasadën nga Jerusalemi”.
Kjo për shkak se Bashkimi Evropian e vlerësoi “për keqardhje” këtë vendim të Kosovës.