Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Gërvalla: Çnjohja nga Togo erdhi më 2019, para se të vinte në detyrë Qeveria Kurti

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka shkruar se “çnjohja” nga Togo ka ardhur në vitin 2019, shumë përpara se të vinte në detyrë Qeveria Kurti.

Ajo ka shkruar se më e pakta që do të duhej të ndodhte është unifikimi karshi “çnjohjeve” dhe propagandës së Daçiqit e Vuçiqit

“Të dhëmbin sytë kur sheh se sa shumë përjargen disa, sa herë që Sllobo i Vogël përpiqet t’i japë një shqelm Kosovës”, ka shkruar ajo në Facebook.

Megjithatë ajo është shprehur e bindur se Kosova do ta fitojë betejën.

“Daçiçi, Vuçiçi dhe të gjithë djelmoshat e tjerë të Kasapit të Ballkanit ndoshta edhe mund ta fitojnë  ndonjë sprint, por Kosova dhe qytetarët e saj përfundimisht do ta fitojnë maratonën, siç e kanë fituar në vitet e 90-ta. Në mos për asgjë tjetër, atëherë për hir të sakrificës së dhimbshme dhe kolosale në rrugën tonë drejt lirisë”, ka shkruar Gërvalla-Schwarz.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net