Disidenti
Lajme

Gazetari serb paralajmëron pasoja të tmerrshme për Serbinë: Kurti pagoi çmim të lartë për bindjet e tij – Vuçiçi, hipokrit

0Shares

Gazetari Dinko Gruhonjiç, në një prononcim për mediumin opozitar serb “Danas”, duke komentuar retorikën radikale të Aleksandër Vuçiç-it ndaj Albin Kurtit, tha se kjo gjuhë në fakt më shumë flet për Vuçiç-in sesa për Kurtin.

Vuçiq, vëren ai, po flet gjuhën e Sllobodan Millosheviç-it dhe të Vojisllav Sheshel-it, gjë që është krejtësisht logjike, sepse Vuçiç ishte korrieri propagandistik i kriminelëve si Millosheviç dhe Sheshel.

“Albin Kurti pagoi një çmim të lartë për bindjet e tij. Në vitin 1999, forcat serbe e rrahën, e arrestuan dhe e dënuan, sepse ai kundërshtoi aparteidin e Serbisë mbi shqiptarët e Kosovës dhe ndaj të cilit ata ishin ekspozuar pa mëshirë që nga viti 1989”, kujtoi Gruhonjiç.

Mbi bazën e këtij fakti, dallimi mes kryeministrit të Kosovës dhe presidentit të Serbisë është pakrahasueshëm i madh.

“Dallimi midis një njeriu që është gati të shkojë në burg për idetë në të cilat beson dhe një hipokriti që nuk ka absolutisht asnjë bindje, përveç se beson pa kufij në gënjeshtra është i madh”, theksoi ai.

Qytetarët e Serbisë, shtoi gazetari serb, janë çmendur nga propaganda militante serbe folk-nacionaliste e Vuçiq-it.

“Brezat e rinj po rriten në një atmosferë të realitetit të falsifikuar dhe kjo do të ketë pasoja të tmerrshme për të ardhmen e Serbisë”.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net