Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Gazetari Ridvan Berisha e ndërron emrin, shkak bëhet hoxhë Shefqet Krasniqi(Video)

Imami, Shefqet Krasniqi para pak kohe e kishte pagëzuar një pjesëtar të komunitetit serb me emrin Ridvan.

Qytetari në fjalë, u konvertua nga besimi ortodoks në atë islam, kurse emri i tij fillestar ishte Radovan.

Me këtë rast imami Krasniqi gjatë ceremonisë së pagëzimit nuk kishte nguruar ta quante edhe vëlla Radovanin e konvertuar në Ridvan. Madje ai kishte shkuar aq larg sa ta konsideronte atë edhe më të mirë se pjesa tjetër e besimtarëve islam. E të mos flasim për sulmet e tij të njohura ndaj ikonës së humanizmit shqiptar, Nënës Terezë.

Ky akt si duket e ka revoltuar gazetarin e njohur Ridvan Berisha.

Kështu në shenjë proteste ndaj kësaj sjellje të hoxhës, Shefqet Krasniqi, ai ka vendosur ta ndërrojë emrin e tij nga Ridvan në Rid. Pra tash e tutje gazetari në fjalë do të quhet Rid Berisha.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net