Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Gazetari ia përmend hoxhës lëndën e edukimit seksual, Mazllami: Pse a s’ka ditë baba yt me bo, e duhet me mësu në shkolla a?

Hoxhë Mazllam Mazllami, i cili është deklaruar sonte një ditë pas sulmit ndaj gazetarit Valon Syla, për të cilin u arrestuan tre persona. Mazllami ka folur për fenë, dhunën, por edhe për atë se çka iu mungon myslimanëve në Kosovë.

Ai ka përmendur lëndën e edukatës fetare, teksa gazetari Vullnet Krasniqi ia ktheu se lënda e edukimit seksual duhet të mësohet në shkolla.

Sipas Krasniqit, kjo lëndë ka më shumë rëndësi të mësohet, por Mazllami ia ktheu duke bërë një krahasim lidhur me marrëdhënien seksuale si akt.

“Ka parime ne Islamin tonë, na e kërkojmë që të jetë landa fetare në shkolla”, tha fillimisht Mazllami.

“Shumë mirë pra, edhe landa e edukimit seksual”, ia ktheu Krasniqi.

“Pse a s’ka ditë baba yt me bo një gja të tillë, e ki ti nevojë me mësu në shkolla a? Eh jarani jem…Allahu të udhëzoftë.”, ia ktheu Hoxha.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net