Disidenti
Lajme

Gashi i Lëvizjes së Deçanit e quan konvertimin “fitorja më e madhe e shqiptarëve në shekullin XXI”, e harron Pavarësinë e Kosovës

0Shares

Arbër Gashi, anëtar i Lëvizjes së Deçanit, e cila synon konvertimin e shqiptarëve nga feja islame në atë katolike, ka shkruar një status, në të cilin ka bërë një pretendim të madh, shumë të madh.

Në shkrimin e tij, Gashi i ka quajtur konvertimet në fenë katolike si “fitorja më e madhe e shqiptarëve në historinë e shekullit XXI”.

“Rugovasve dhe të tjerëve që u pagëzuan sot, urime! Vazhdojmë pa u ndalë, hap pas hapi deri në finalen e pashmangshme, drejt fitores më të madhe të shqiptarëve në historinë e shek. XXI” – ka shkruar ai, transmeton Nacionale.

Duket se Gashi ka harruar se gjatë shekullit XXI, Kosova e ka fituar pavarësinë e saj më 17 shkurt të vitit 2008, një moment i jashtëzakonshëm në historinë e shqiptarëve. Po ashtu, gjatë këtij shekulli, Shqipëria është anëtarësuar në NATO, një arritje që vazhdon të konsiderohet si historike për shqiptarët.

Sjellim ndër mend që në vitin 2001, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut i kapën armët për ta arritur Marrëveshjen e Ohrit, që gjithashtu konsiderohet si historike.

Natyrisht, ngjarje e shënuar ishte edhe liberalizimi i vizave për kosovarët në vitin 2024.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net