Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Gani Geci publikon një video të Hashim Thaçit: Vrasësit e natës, 20 vite më ndoqën të më vrasin

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, ka publikuar një video të ish-drejtorit politik të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Hashim Thaçit.

Kjo video e Thaçit është në kohën kur ai ishte president i Kosovës, e që pas 20 viteve i kërkoi falje Gani Gecit për Komunikatën nr. 59 që ishte lëshuar në kohë lufte.

Geci thotë se 20 vjet siç i quan ai, vrasësit e natën e ndoqën për ta vra, mirëpo pas 20 viteve u detyruan t’i kërkojnë falje publike.

Postimi i plotë:

Të dashur miq, jam i detyruar ta publikoj edhe njëherë videon e kërkim faljes publike të Hashim Thaçit,

Vrasësit e natës 20 vite më ndoqën të më vrasin dhe pas 20 viteve u detyruan të më kërkojnë falje publike.

Dëgjojeni se ndoshta e keni harru!

Prandaj ju bëj apel të gjithë të djathtëve të bashkohen rreth programit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net