Disidenti
Lajme

Gani Geci lirohet: E kam kry burgun si burrat

0Shares

Gani Geci është liruar sot nga burgu. Pas daljes në liri, Geci ka thënë se e ka përfunduar burgun siç “e kryejnë burrat”.

Ai ka thënë se ka gjëra për të thënë, por ka paralajmëruar se do të flasë pas disa kohësh.Siç ka pretenduar Geci menjëherë pas daljes nga burgu, janë bërë disa shkelje në rastin e tij nga Ministria e Drejtësisë.

Më 4 qershor 2021, Gani Geci ishte shpallur fajtor nga Gjykata themelore e Mitrovicës për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit në gushtin e vitit 2014. Geci ishte dënuar me 3 vite e gjysmë burg.

Në janar të vitit 2023, Geci në një postim në ‘facebook’ kishte bërë të ditur për urdhëresën që kishte marrë nga Gjykata Themelore e Mitrovicës që të paraqitet në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë më 4 janar 2023.

Duke e llogaritur kohën që kishte kaluar në paraburgim, Gecit i kishin mbetur që të kalonte në burg edhe 1 vit e 8 muaj.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net