Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Gani Geci dënohet me 3 vjet e gjysmë burgim për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit

Gjykata Themelore e Mitrovicës e ka shpallur fajtor ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës, Gani Gecin, i cili akuzohet për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit, në gusht të vitit 2014, raporton Express.

Ai është dënuar me 3 vjet e gjysmë burgim.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Mitrovicë, me 3 qershor 2016, e kishte dënuar Gani Gecin me 4 vjet e 6 muaj burgim për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit.

Geci e kishte pranuar se e ka kryer këtë vrasje, duke thënë se këtë veprim e kishte bërë në vetëmbrojtje, pasi kishte deklaruar se ka qenë i rrezikuar të vritej.

Rigjykimi në këtë rast ka përfunduar me 2 qershor. Gjatë asaj seance, prokurori Naim Beka ka kërkuar dënimin e Gecit, kurse ky i fundit ka kërkuar nga gjykata që të veproj në bazë të provave, pasi ka deklaruar se bëhet fjalë për vetëmbrojtje.

Gani Geci akuzohet se Ruzhdin Shaqirin e kishte vrarë në kafiterinë “N’Qosh”, në qendër të Skenderajt, më 4 gusht të vitit 2014./Gazeta Express

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net