Disidenti
Shëndetësi

FSSHK-ja paralajmëron ndërprerje të punës në të gjitha institucionet publike shëndetësore

0Shares

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka paralajmëruar ndërprerje të punës në të gjitha institucionet publike shëndetësore, nëse nuk procedohet Ligji për Pagat.

Këshilli Drejtues i FSSHK-së, i ka bërë thirrje Qeverisë që Ligji mbi Pagat të procedohet, miratohet dhe implementohet me buxhetin e vitit 2022.

“Këshilli Drejtues i FSSHK unanimisht kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës që nëse Ligji i Pagave nuk kalon të ketë rritje të pagave për të gjithë të punësuarit në sistemit shëndetësor në lartësi prej 50% dhe kjo bazuar në faktin se nuk ka pasur rritje pagash që nga viti 2014. Këshilli Drejtues i FSSHK-së ia kujton gjendjen e rëndë të punëtorëve shëndetësor si pasojë e inflacionit dhe shtrejtimit të jetës, rritje kjo e cila do të ndikonte në zbutjen e kësaj gjendje,kjo rritje do të vlente deri në fillimin e implementimit të Ligjit të Pagave”, thuhet nga kjo Federatë.

Në njoftim thuhet se FSSHK pret reflektim nga Qeveria, por nëse kjo nuk ndodh, paralajmëron masa radikale sindikale, siç është ndërprerja e punës në të gjithë institucionet publike shëndetësore.

“Mbesim me shpresë që Qeveria do të reflektojë në të kundërtën për të gjitha pasojat e mundshme përgjegjësinë e bartë vet Qeveria e Republikës së Kosovës”, thuhet nga FSSHK.

/GazetaSinjali/

Arti Fruit prezanton “Aroninë” në Panairin Ndërkombëtar në Prishtinë

Disidenti

Pse nuk duhet të porosisni asnjëherë ujë me limon në lokal

Disidenti.net

Vlerat mahnitëse të dredhëzave

Disidenti.net