Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

FSK pjesë e stërvitjeve “Defender Europe 21“ në Shqipëri

Për herë të parë që prej Luftës së Dytë Botërore, në Durrës ka nisur një stërvitje e përbashkët shumëkombëshe e NATO-s, “Defender Europe 21“.

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se sot është një ditë krenarie edhe për faktin se në këtë stërvitje të madhe po merr pjesë edhe FSK-ja krah ushtrive të NATO-s.

“Ka nisur në Durrës stërvitja e madhe “Defender Europe 21“. Ka shumë arsye që të jemi krenarë sot. E arsyeja më e madhe është pjesëmarrja për herë të parë e Ushtrisë sonë në një operacion të përmasave të tilla. Njësia e FSK-së që po merr pjesë, do të certifikohet për kapacitetet aktuale operacionale. Urime NATO, Urime Shqipëri, Urime Kosovë! Urime Ushtria e Kosovës! Krenar me ju!”, ka shkruar Haradinaj.

Në këtë stërvitje do të marrin pjesë mbi 1000 trupa shqiptare bashkë me forcat e armatosura të 16 shteteve të tjera, aleate të NATO-s.

Në stërvitjen që do të zhvillohet në disa baza të Shqipërisë do të marrin pjesë 28 mijë trupa gjithsej.

Kryeministri Edi Rama e ka quajtur këtë një moment historik për të cilin ndjen krenari, por edhe përgjegjësi.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net