Disidenti
Lajme

FSK-ja nis misionin e parë paqeruajtës jashtë vendit

0Shares

Është mbajtur ceremonia e nisjes së kontingjentit të parë paqeruajtës të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Kuvajt.

Ushtruesja e detyrë së presidentes, Vjosa Osmani, ka thënë se ky kontingjent është i vogël në numër por i madh si mesazh.

Ajo tutje ka shtuar se ky mision nuk do të ishte i mundshëm pa rolin e SHBA-së.

“Misioni juaj është edhe i yni. Siç e kemi dëshmuar edhe më parë, ne nuk dimë të zmbrapsemi. Kushdo që e kërcënon SHBA-në dhe aleatët e tjerë na ka kërcënuar edhe neve. Ky proces pritet të zgjasë tetë vjet. Nuk kam asnjë dyshim që përgatitja e ushtarëve tanë do të jetë konform standardeve të kërkuara. Ju ushtarak do të jeni imazhi, mburrja dhe krenaria jonë”, ka thënë ajo.

Osmani ka thënë se kjo forcë përfaqëson edhe diversitetin kulturorë e fetar.

“Ne si politikanë mund të mos pajtohemi për tema të caktuara, por kur bëhet fjalë për ju, ne jemi të gjithë të bashkuar. Kam besim të plotë që ju do ta lartësoni emrin e shtetit tonë”, ka thënë ajo.

Shërbimi i FSK-së në mision paqeruajtës në botë po ndodh për herë të parë, e kjo po bëhet përkrah ushtrisë më të madhe në botë. Kuvendi i Kosovës me 92 vota për dhe asnjë votë kundër, miratoi vendimin e 31 dhjetorit 2020 të Qeverisë së Kosovës për dërgimin e kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione jashtë vendit me Gardën Kombëtare të Ajovës.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net