Mesfushori Granit Xhaka do të bëjë disa skanime para përballjes së Zvicrës ndaj Anglisë në çerekfinale të “Euro 2024”.
Zvicra u bë skuadra e parë që avancon në çerekfinale të Kampionatit Evropian, pas fitores 2:0 ndaj Italisë, ku ishin thjesht mahnitës ndaj kampionit të Evropës.
Sidoqoftë, Xhaka ka konfirmuar për “Blick” që po ka ende probleme muskulore dhe ndjeu dhimbje në fitoren kundër Italisë.
“Po praktikonim gjuajtjet e penalltisë para ndeshjes me Italinë. Në përpjekjen time të parë, ndjeva diçka në këmbën e majtë. Prandaj edhe nuk shkova në stërvitje të enjten. Të premten, në stërvitjen finale çdo gjë ishte mirë sërish”.
“Por gjatë ndeshjes, e ndjeva prapë pas 15 minutave. Fatmirësisht kemi doktorë shumë të mirë që më dhanë gjithçka. Isha në gjendje të luaj tërë ndeshjen pastaj, që ishte e rëndësishme për mua”.
“Do të bëjë një skanim të hënën dhe të shohim se çka është saktësisht. Por, tani kam shtatë ditë për ta trajtuar”.
Xhaka ndërkohë ka pranuar se ka dëshirë ta fitojë tërë turneun me Zvicrën.
“Nuk po e them se do ta fitojmë turneun, por do të bëjmë gjithçka për të shkuar aty. Ndihem sikurse nuk jemi ende aty. Jemi më të uritur se kurrë”.