Një faqe “FoGundMe” është hapur nga familjarët e Luiz Ejllit për këngëtarin. Kjo faqe e hapur ka sjellë shumë reagime në rrejt, ku përveç mbështetësve ka patur dhe nga ata të cilët janë shfaqur kritikë.
Kunati i Luizit zbuloi se përse është hapur “GoFundMe” në emër të kwngwtarsit shkodran. Ai tha se fansat në Amerikë dhe jashtë Shqipërisë kishin kërkuar një gjë të tillë. Ndërkohë, sipas Sokolit do të jetë Luizi ai i cili më pas do të vendose se çfarë do të bëjë me paratë.
“E shikoj më se të nevojshme dhe të domosdoshme për të sqaruar këtë gjë. E para është kërkuar nga fansat në Amerikë dhe jashtë Shqipërisë për të hapur një gjë të tillë shumë kohë më përpara. Nuk është kërkuar nga familja në mënyrën më kategorike as për arsye ekonomike as për ndonjë arsye tjetër. Është thjesht kërkesë e fansave të Luizit. Këto para i menaxhon e motra, nuk është hapur nga unë. Është hapur nga motra dhe e ëma e Luizit, edhe kontrollohet deri në momentin që Luizi del nga emisioni. Kur të dalë ai, është vullneti i tij se çfarë do bëjë me ato para të grumbulluara”, tha kunati i Luizit.

