Që nga fillimi i karrierës së saj muzikore, Fjolla Morina veten e ka paraqitur te publiku si një femër me karakter të fortë, të pathyer dhe një femër ‘BOSS’.
Projektet e saj muzikore me klipe e tekste eksplicite, e kanë dalluar këngëtaren nga koleget e saj, me disa prej të cilave kishte edhe mosmarrëveshje, siç ishte rasti me Tunën dhe Dafinën, të cilave u bëri ‘diss’ te kënga e saj ‘Queen’.
Ndarja nga bashkëshorti i parë, me të cilin ka një vajzë, ishte pikënisja e interesimit medial për Fjollën.
Po ashtu, lidhja e saj e dështuar nga ku ka një vajzë tjetër, e më pas skandalet e rrahjet me ish të dashurin e saj, kanë bërë që Fjolla të mos ‘rehatohet’.
Por, kur mendoi se i qeshi fati në lidhjen e re me Fisnik Sylën, biznesmenin 12 vjet më të ri se ajo në moshë, Fjollës i ndodhi e papritura.
Por, Fjolla është arratisur, duke bërë që për të lëshohet edhe një flet/arrest ndërkombëtar.
Mirëpo, të rejat e saj nuk ndalojnë me kaq.
Burime të sigurta të Syri.net Kosovës, bëjnë me dije që martesa që Fjolla ka pasur në Maldive me Fisnikun, ka dështuar.
Pra, sipas burimeve, Fjolla dhe Fisniku janë ndarë, ani pse në rrjetet sociale të tyre vazhdojnë të figurojnë videot e foto nga dasma superluksoze në këtë ishull.
Deri më tani, çifti nuk e kanë bërë asnjë deklarim publik, thjeshtë po rrinë në hije, të heshtur.

