Gjakova në çerekfinale e mposhti xhudisten Anastasiia Konkinan me IPPON pas vetëm 25 sekondave.
Paraprakisht në raundin e tretë Nora e mposhti garuesen nga Holanda, Sanne Verhagen, polaken Julia Kowalczyk në raundin e dytë, kurse në raundin e parë kishte kaluar pa lojë.
Akil Gjakova është eliminuar pak më herët nga Kampionati Botëror i Xhudos 2021 në Hungari, pasi e humbi luftën e parë kundër italianit Giovanni Esposito të martën.
Ai i bashkohet Flaka Loxhës dhe Distria Krasniqit si tre nga pesë xhudistët kosovarë që dëshpëruan në këtë turne në Budapest.
[the_ad id='11273']

