Disidenti
Lajme

Familja e gruas së vrarë hapin dyert për ngushëllime

0Shares

Familja e Hamide Magashit, e cila dyshohet se u vra nga bashkëshorti, tashmë kanë hapur dyert e shtëpisë për ngushëllime.

Hamide Magashi, u vra të mërkurën para objektit të Klinikës Gjinekologjike nga, ish-burri i saj Sokol Halili.

E ndjera kishte pasur probleme me Sokol Halilin dhe për këtë kishte pasur edhe urdhër për mbrojtje nga Gjykata Themelore e Ferizajt deri në mars të 2023.

Policia poashtu po qëndron në shtëpinë e familjes pasi i dyshuari Sokol Halili ende nuk është kapur.

Policia ka njoftuar se i kanë kontrolluar disa lokacione por që i njëjti akoma nuk është kapur.

Gjykata Themelore në Ferizaj ka lëshuar një komunikatë për media, pasi të mërkurën në oborrin e QKUK-së, Sokol Halili dyshohet se ka privuar nga jeta tani të ndjerën gruan shtatzënë Hamide Magashi, 35-vjeç.

Gjykata tregoi se viktima ka pasur urdhër-mbrojtje në kohëzgjatje prej gjashtë muajsh, duke filluar nga 13 shtatori i këtij viti deri më 13 mars të 2023-s.

“Lidhur me këtë ju njoftojmë se në Gjykatën Themelore në Ferizaj, në bazë të dhënave nga Sistemi Informativ për Menaxhimin e Lëndëve SMIL, janë të evidentuar këto të dhëna. Me datë 08.09.2022, nga Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë e Viktimave në Ferizaj, është paraqitur kërkesë për lëshimin e urdhrit mbrojtës ndaj palës përgjegjëgjëse S.H. sipas nenit 13 dhe 14 të Ligjit për Mbrojtje nga dhuna në familje”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Sipas po të njëjtit njoftim thuhet se Gjykata pas mbajtjes së seancës së shqyrtimit të kërkesës së urdhrit mbrojtës, me datë 13.09.2022 ka lëshuar aktvendimin për urdhër mbrojtje me të cilën ka aprovuar kërkesën për urdhër mbrojtje të palës së mbrojtur dhe palës përgjegjëse i ka shqiptuar masat mbrojtëse sipas nenit 5 dhe 6 të Ligjit për Mbrojtje nga dhuna në familje, në kohëzgjatje prej gjashtë muajve duke filluar nga data 13.09.2022 deri më datë 13.03.2023.

Sipas kumtesës, i dyshuari për vrasjen e ish-gruas së tij ishte shpallur fajtor për mbajtjen e paautorizuar të armëve dhe ishte dënuar vetëm me gjobë.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net