Në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, është zhvilluar ceremonia e faljes së Fitër Bajramit.
Falja e Fitër Bajramit është organizuar nga Bashkësia Islame e Kosovës dhe është mbajtur me distancë fizike nga besimtarët musliman të pranishëm brenda xhamisë.
“Edhe këtë bajram po e presim në kohë pandemie. Kujtojmë të gjithë ata që shkuan ë ahiret duke lutur krijuesin t[I marrë nën mëshirën e tij. Dhe lutemi për shërim të infektuarve. Ruani shëndetin, ruajeni njëri-tjetrin. Kujdes maksimal për shëndetin publi sepse rreziku nga pandemia nuk ka kaluar”, deklaroi Tërnava.
Për më tepër, sipas Tërnavës, feja Islame angazhohet për një shoqëri të shëndoshë dhe humane, dhe festa e bajramit bashkon familjet, farefisin e fqinjtë.
“Po përcjellim muajin e Ramazanit, muajin e kultivimit të vlerave të larta shpirtërore. Misioni I njeriut në këtë botë është që të njohë krijuesin. Shërben për të ruajtur ekuilibrin mes spirtërores dhe materiales”, është shprehur Tërnava.
“Na mundëso që si shtet të arrjmë qëllimet tona.”

