Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Eurodeputeti katalunas bën thirrje që Kosova të njihet nga 5 shtetet e BE-së: Pavarësia është e pakthyeshme

Eurodeputeti katalunas, Jordi Sole, i ka bërë thirrje qeverisë së Spanjës, si dhe 4 shteteve tjera mosnjohëse të BE-së, që Kosova të njihet shtet, duke thënë se mosnjohja nga Spanja është një reflektim i frikës së krijimit të precedentëve në lidhje me mënyrat për t’u bërë shtet.

“Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, ligjore dhe demokratike. Mosnjohja nga Spanja është një reflektim i frikës së krijimit të precedentëve në lidhje me mënyrat për t’u bërë shtet. Pengimi i perspektivës evropiane të Kosovës është egoiste dhe na dobëson neve si Bashkim Evropian”, ka shkruar Sole në një postim në Twitter, transmeton Klankosova.tv.

Sole i bëri këto komente gjatë fjalës së tij dje në Parlamentin Evropian, ku u diskutua për raportin për Kosovës, ndërsa sot pritet të bëhet votimi i këtij raporti.

Pesë shtete të BE-së po rezistojnë të njohin Kosovën si një shtet të pavarur, një shtet që shumë shpejt do të kërkojë formalisht anëtarësimin në BE.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net