Disidenti
[the_ad id="378"]
Botë

Erdogan kërkon ndihmë te Papa për Palestinën

Erdogan kërkon ndihmë te Papa për Palestinën

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan i kërkoi Papa Françeskut të ndihmojë në mobilizimin e botës për të miratuar sanksione kundër Izraelit për “masakrën” e tij ndaj palestinezëve në Rripin e Gazës.

Turqia ka shtuar angazhimin diplomatik për situatën në Gaza dhe telefonata midis Erdoganit dhe Papa Françeskut u zhvillua në këtë vijë.

Erdogan i tha Papa Françeskut se “palestinezët do të vazhdojnë t’i nënshtrohen një masakre nëse bashkësia ndërkombëtare nuk e dënon Izraelin me sanksione”.

Sipas Turqisë, mesazhet e Papës janë të një rëndësie të veçantë për të “mobilizuar botën e krishterë dhe bashkësinë ndërkombëtare”.

Të dielën, Papa Françesku, tha se humbja e jetëve të pafajshme në Gaza ishte “e tmerrshme dhe e papranueshme”.

Erdogan, i cili ka mbështetur çështjen palestineze gjatë qeverisjes së tij 18-vjeçare, ka folur vazhdimisht kundër veprimeve të Izraelit.

Ai i tha Papës se “i gjithë njerëzimi duhet të jetë i bashkuar kundër” Izraelit.

Në përpjekje për të marrë mbështetje ndërkombëtare për sanksione të mundshme ndaj Izraelit, ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu bisedoi me homologun e tij britanik, Dominic Raab.

“Cavusoglu i tha Raabit se është thelbësore që bashkësia ndërkombëtare të bëj një reagim të fortë” ndaj agresionit të Izraelit, tha një burim i Ministrisë së Jashtme turke.

Izraeli ka vazhduar edhe të hënën në mëngjes fushatën e sulmeve ajrore në qytetin e Gazës, pavarësisht thirrjeve për t’i dhënë fund luftës.

Aeroplanët luftarakë izraelitë ndërmorën 80 sulme ajrore në disa zona të qytetit të Gazës, menjëherë pasi militantët e Hamasit hapën një breshëri raketash në Izraelin jugor.

Përmes një deklarate, Forca e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) tha se “avionët luftarakë po godasin objektivat e terroristëve në Rripin e Gazës”.

[the_ad id='11273']

Leksioni “kosovar” për botën: Propagandë me ‘rritje ekonomike’, fryrje e indekseve të perceptimeve e hajgare me pensionistë

Disidenti

SHBA-të po shqyrtojnë dërgimin e raketave Tomahawk në Ukrainë, thotë Vance

Disidenti

Osmani përkujton Masakrën e Abrisë: Kujtimi për martirët qoftë i përjetshëm

Disidenti.net