Disidenti
Lajme

Erdhën nga Shqipëria për të festuar Shën Gjergjin në Gjakovë, pesë persona përfundojnë në spital

0Shares

Pesë qytetarë nga Shqipëria kanë përfunduar në spitalin e Gjakovës pas një mosmarrëveshje që kanë pasur në organizimin për festën e Shën Gjergjit.

Gazeta Online Reporteri.net merr vesh se rasti ka ndodhur në Babaj të Bokës në Gjakovë, ku si çdo vit mbledhen qytetarë të shumtë për të festuar.

Në raportin e policisë së Kosovës bëhet e ditur se katër meshkuj dhe një femër kanë pranuar tretman mjekësor, pasi ishin sulmuar me mjete të forta nga disa persona të cilët kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

“Gjakovë 06.05.2024-13:50. Pesë viktima, katër meshkuj dhe një femër, kanë pranuar trajtim mjekësor pasi që dyshohet se pas një mosmarrëveshje verbale, janë sulmuar fizikisht me mjete të forta nga persona të panjohur të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe gjenden në arrati (nuk dihet identiteti i tyre). Njëri prej viktimave është dërguar në QKUK, njëri në spitalin e Gjakovës, ndërsa tre të tjerët pas trajtimit mjekësor janë liruar. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

Arratiset Enver Sekiraqa

Disidenti.net

Gjermania po përballet me përmbytje masive, ka rrezik për jetë

Disidenti.net

Drama në Kotor: Edi Rama pyetet nga Buzhala pse nuk u ngrit për ta përshëndetur Albin Kurtin

Disidenti.net