Aktori i njohur kosovar, Enver Petrovci ka deklaruar sot në emisionin Libero të Resul Sinanin se ka parë dritën e “zotit” dhe se ai është një besimtar.
Për të gjitha këto ai ka thënë se është duke e shkruar një libër, derisa atij “i dhimbsën njerëzit që nuk janë besimtar”.
“Unë jam besimtar, aty nuk kam dilemë sepse e kam parë dritën e Zotit! Vërtetë po, por ai është tregim tjetër, e kam shkruar librin kur tani e përshkruaj dhe aty nuk kam kurrfarë dileme dhe më dhimbsën njerëzit që nuk janë besimtar, m’dhimbsën! Të mjerë janë! Vërtetë po!”, ka thënë fillimisht Petrovci.
“Por, nuk kam asgjë kundër tyre, natyrisht është punë e tyre! Po kam frikë me shku të Zoti sepse me ka dhënë shumë mundësi dhe unë nuk kam bë asgjë, në krahasim me atë së sa mundësi me ka dhënë. Kur them mundësinë, ma ka dhënë zërin, ma ka dhanë mendjen, ma ka dhënë talentin për skenë, për komponim, për këndim, për instrument, ma ka dhanë shëndetin, e unë vetëm kam qenë shqiptar”.
“E tmerrshme! E tmerrshme! Po këtë nuk kam mundur që ta tejkaloj kurrë, se jam shqiptar. Kjo me ka pengu! Edukatën shumë të keqe e kam pas, në krahasim me atë çfarë unë jam, duhet të merremi vesh çfarë po flas! E kur ta ka dhanë Zoti mendjen mundësinë me u bo shumë…në art shumë i madh, edukatën me qenë këtu…e ti vendosësh me qenë këtu!? Tash vuaj për atë se s’kam bo asgjë në jetë, për atë arsye ma ka lanë me jetu edhe ni, që thojnë në Shqipëri, ni çika, dy çika deri në tre çika… “, tha ai.
Sipas tij, për këtë i kërkon Zotit edhe pak kohë që ta kthejë këtë gjë në shkrim.
“Duhet…ndoshta me i kthy me ndonjë shkrim…ndonjë dramë…se s’po guxoj me vdekë, spo guxoj, a po me besoni. Kurgjo s’kam bo në jetë, shumë pak kam bo, kurgjo s’kam bo. Po thom: Zot lemë edhe pak, veç diçka të boj se m’gjun atje ku nuk është vendi i mirë, kjo është më çka po merrem. Shife unë nuk e akuzojë njeriun që nuk bën asgjë qaq Zoti ja ka fal t’mirremi vesh”.
Sipas aktorit, ai ka mbi 200 role të luajtura në karrierë, por ka mundur të bëjë më shumë, pasi që atë mundësi ai mendon se ia ka dhënë Zoti.
“Por, duhet të jetë, si kam numëru, me film, me teatër, me role në televizione duhet të jetë më shumë së 200. Jo! Dikush nëse i bën dy role mjafton. Por, mua me ka dhënë mundësi Zoti shumë më tepër, shumë më tepër, shumë më tepër. Shife, këtë desha me e shpjegu: Dikujt ia ka dhënë Zoti mundësinë, me bo fëmijë. Edhe nëse nuk i bën, ajo është vuajtje shumë e madhe. Nuk kam asgjë kundër asaj. Dikujt ja jep Zoti kaq, e ky e bën kaq, e mu ma ka dhënë kaq e unë kam bërë kaq”, ka thënë aktori i madh kosovar. /GazetaExpress/