Disidenti
Lajme

Enver Hasani: Nëse deri më 5 maj nuk zgjedhet presidenti kthehemi në ditën e shpalljes së pavarësisë

Ish Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, vlerëson se Kushtetuta e Kosovës e përcakton që pas Vjosa Osmanit nuk mund të ketë edhe një ushtrues të detyrës së Presidentit të Kosovës.

“S’mund të ketë ushtrues të detyrës së ushtruesit të detyrës”, është shprehur Hasani.

Ai ka thënë se vendi duhet të bëhet me president deri më 5 maj, kur bëhen gjashtë muaj nga dorëheqja e Hashim Thaçit nga kjo pozitë, përndryshe sipas tij vendi do të kthehet më 17 shkurt 2008.

“Shkatërrohet institucioni i presidentit [nëse nuk zgjedhjet presidenti]. S’ka presidencë dhe kapërcehet në vitin zero – në ditën e shpalljes së pavarësisë”.

“Sot nuk ke president. Kushtetuta nuk e thotë që ushtruesi i detyrës së presidentit e nominon mandatarin për formimin e qeverisë. Sot nuk e ke atë që dominon mandatarin. Kur të kapërcen gjashtëmujori, nuk ke më ushtrues detyre dhe ke mbet pa presidenti”.

Ai ka thënë se në këtë rast vendi nuk shkon automatikisht në zgjedhje të reja.

“Jo nuk shkojmë në zgjedhje të reja. Shkuarja në zgjedhje… nuk ke as president dhe je në vitin zero. S’ka kush e mandaton kryeministrin. Me këtë Serbisë i tregojmë se jemi të paqeverisshëm, atë që e kanë thënë gjithmonë. Je shtet i dështuar, nëse nuk keni mundësi t’i konstituosh organet”.

“As sot as mas zgjedhjeve”, AAK-ja me vijë të kuqe për LVV-në

Disidenti.net

Hajnat në Gjakovë vjedhin pajisjet e makinave për shtrimin e asfaltit të kompanisë “Benita”, dëmi rreth 15 mijë euro

Disidenti.net

Kraki “shpërthen” ndaj Escobar e Lajçakut: S’janë Amerika e Evropa, Kosova nuk është as Sudan, e as Libi që me i vendos sanksione

Disidenti.net
Disidenti

Enver Hasani: Nëse deri më 5 maj nuk zgjedhet presidenti kthehemi në ditën e shpalljes së pavarësisë