Disidenti
Lajme

Enver Hasani i ashpër: Pas shamisë, do të na e kërkojnë mësimin e Kuranit

0Shares

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka vlerësuar se ndryshimi i udhëzimit administrativ për shaminë është jokushtetues.

Ai ka vlerësuar se pas shamisë, do të kërkohet edhe mësimi i Kuranit.

“Kjo është fushatë, siç e thashë, dhe bazohet në linçime dhe poshtërime të tjerëve me qëllim të realizimit të synimeve të qarta politike, përkatësisht me qëllim të islamizimit gradual të aseteve institucionale të Republikës së Kosovës. Pas kësaj fushate, do të pasojë kërkesa e të njëjtëve për futjen e mësimit të Kuranit nëpër shkolla. Në ndërkohë që kërkesa për shami bazohet në “mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve”, kërkesa për mësim të Kuranit do të arsyetohet me të drejtën për mësimin e fesë, duke nënkuptuar këtu me fe vetëm Islamin dhe atë ekskluzivisht Islamin Suni të versionit të tij më radikal – shkollës Hanbali vehabisto-selafiste”, ka thënë Hasani për Gazetën Express.

Ai e ka komentuar edhe deklaratën e kryeministrit Kurti.

“Zoti Kurti duhet të zbatojë Kushtetutën, si aktin suprem të vendit mbi të cilën është betuar, dokumentin më sublim që kemi dhe që definon vendin tonë si një shtet laik. Krejt vendet demokratike në dy anët e Atlantikut u takojnë dy modeleve kushtetuese për sa i përket marrëdhënies së fesë me shtetin, që reflektohen në kushtetutat nacionale, ligjet dhe praktikat e veprimit politik në çështjet fetare. I pari model është laiciteti, i dyti sekulariteti”, ka thënë Enver Hasani.

Arratiset Enver Sekiraqa

Disidenti.net

Gjermania po përballet me përmbytje masive, ka rrezik për jetë

Disidenti.net

Drama në Kotor: Edi Rama pyetet nga Buzhala pse nuk u ngrit për ta përshëndetur Albin Kurtin

Disidenti.net