Disidenti
Lajme

“Ekskluzive: sot Albini e pranon Asociacionin”/ Rron Gjinovci “thumbon” kritikuesit e kryeministrit

0Shares
Analisti Rron Gjinovci nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook ka komentuar në një mënyrë mjaft interesante takimin ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Sebisë, Aleksandër Vuçiq në Bruksel.
Gjinovci në postimin e tij ka publikuar një video të shkurtër ku me ironi thotë se ka informacione se sot kryeministri Kurti e pranon Asociacionin.

Madje, sipas Gjinovcit kjo po ndodhë për të “tetën herë me radhë”.

“Ekskluzive: sot Albini e pranon Asociacionin”, shkruan Gjinovci mbi videon e postuar.

Ndryshe, tashmë kanë nisur takimet në Bruksel.

Fillimisht, palët janë takuar veç e veç me përfaqësuesit e BE-së, ndërsa më vonë pritet edhe takimi direkt Kurti-Vuçiq.

 

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net