Disidenti
Lajme

Ekskluzive: Refuzohet kërkesa e Prokurorisë, lirohet pronari i auto sallonit “Alberti”

0Shares

Pronari i auto sallonit “Alberti”, Skender Bajrami, që u shoqërua para disa ditësh në Polici, gjatë aksionit policor që u zhvillua kundër fajdes është liruar. Kërkesa e Prokurorisë që t’i caktohet masa e paraburgimit është refuzuar nga gjyqtari i procedurës paraprake, raporton Gazeta Sinjali.

Këtë e ka konfirmuar për Sinjalin avokati i Bajramit, Besnik Berisha, i cili tha se ky vendim është marrë sot nga Gjykata Themelore në Ferizaj.

Pronarët e auto salloneve dhe kompanive të tjera, që u arrestuan bashkë me bashkëpunëtorët e tyre kanë dalë sot para gjyqtarit të procedurës paraprake. Në këtë seancë është marrë vendim mbi kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve.

Përveç Bajramit që është liruar, Gjykata Themelore në Ferizaj e ka aprovuar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 14 të dyshuarve të tjerë: Egzon Salihut, Besnik Salihut, Fadil Salihut, Ardi Saraqit, Shefik Rexhepit, Lindrit Haradinajt, Ramiz Ademit, Mujë Ademit,Kadri Gërbeshit, Ajvaz Muzaqit, Bashkim Osmanit, Bahri Abazit, Nexhmi Abazit dhe Shukri Haxhiut.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net