Disidenti
Lajme

Ekskluzive/ Ky është pronari i objektit të laboratorit të drogës në veri ku u gjetën mbi 10 mijë fije të mbjella

0Shares

Gazeta Sinjali sot raportoi ekskluzivisht për aksionin e zhvilluar nga Dogana, në asistim me Policinë e Kosovës, në fshatin Rudine të komunës së Zveçanit, në veri të vendit kundër prodhimit ilegal të kriptovalutave, por që rezultoi me zbulimin e një laboratori të drogës.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se pronari i objektit ku u gjet laboratori për kultivimin e marihuanës në të cilin ishin të mbjella mbi 10 mijë fije bimë të gatshme për t’u shitur ilegalisht në treg, është Sinisha Nedeljkoviç.

Përpos këtij objekti i cili është në ndërtim e sipër, Nedeljkoviç është pronar edhe i një objekti tjetër, në qendër të Zveçanit.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se derisa Policia dhe Dogana ishin në hyrje të lokalit ku duhej të ekzekutohej bastisja, ata kishin kontaktuar me Nedeljkoviç, i cili u kishte thënë se gjendet në Serbi dhe derën nuk mund t’ua hapë askush.

Përballë kësaj situate, personat përgjegjës për ekzekutimin e urdhëresës ishin detyruar që të kërkonin urdhëresë për hyrje me forcë, mirëpo kjo kërkesë për arsye jolegjitime, thonë burimet, ishte shtyrë derisa filluan edhe të shtënat me qëllim të zmbrapsjes së Policisë dhe Doganës nga vazhdimi i aksionit, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se aksioni u shoqërua me vonesa të pazakonta nga Gjykata dhe Prokuroria për lëshimin e urdhëresave, gjë që vuri në rrezik jetën e pjesëmarrësve në aksionin policor, sepse me qëllim të zmbrapsjes së tyre, persona tani për tani të panjohur shtien disa herë me armë automatike afër tyre.

Ky aksion u konfirmua edhe nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net