Disidenti
Lajme

Ekskluzive: Kosovës do t’i hiqen vizat me 23 qershor, thonë burime qeveritare!

Në institucionet askush nuk dëshiron të flasë, nëse po ndodhë liberalizimi i vizave apo jo.

Përvoja e hidhur e disa viteve më parë, kur u derdh shampanja, për të festuar, po i mban institucionet si në ethe.

Askush nuk guxon thuaja ti pëshpërisë askujt. Por, është e qartë se tashmë të gjitha informacionet janë pozitive. Përveç Gjermanisë, Austrisë si përkrahëse të mëdha, edhe disa vende tjera kanë dhënë mbështetjen në konfidencë.

Të gjithëve ju kujtohen deklarimet për heqjen e vizave vite më parë, përfshirë ish-kryeministrin Ramush Haradinaj.

Por, akti më skandaloz është ai i hapjes së shampanjës nga ish-ministri i Integrimeve Bekim Çollaku, kur kishte festuar me ministra të tjerë dhe me kabinetin e tij, me 4 maj 2016.

Image

Ish-ministri i Integrimeve Bekim Çollaku, kur kishte festuar me shampanjë heqjen e vizave

Edhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi i ka uruar shqiptarët për “liberalizimin e vizave” me një fotografi ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Isa Mustafa.

Por, askush prej tyre nuk është hetuar, nëse ata mashtruan, dhanë shpresa të rrejshme, ishte një teatër-lojë, apo vërtetë dikush i mashtroi.

Por, kush ua pagoi shpenzimet e festës?! Sigurisht, që ata se kishin në mendje ta kursenin buxhetin.

Image

Ish-ministri i Punës dhe çështjes sociale duke uruar liberalizimin në foto me ish-kryeministrin Isa Mustafën

Nuk mund të ndodhë ndryshe?!

Një burim i Qeverisë së Kosovës, i tha gazetës “Bota sot” në një përgjigje, se me 23 qershori vendimi do të jetë pozitiv. I pyetur nëse edhe Franca tashmë ka vendim pozitiv, ai tha po. “Franca e ka ndryshuar qëndrimin, tashmë është pozitiv”, thotë ai.

“Fjalët janë ashtu”, thotë ky burim pa u identifikuar.

“Po besojmë”, tha ai, se me 23 qershor do të hiqen vizat.

I pyetur nëse ndonjë nga pesë vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, mund ta pengojë heqjen e vizave, ai thotë “Jo”, kjo nuk do të ndodhë. “Për heqje të vizave janë të gjithë, vetëm Franca e pat bllokuar deri më tash”, thotë ai.

I pyetur, nëse në rastin më të keq, edhe kësaj here vendosin që të mos hiqen vizat, kur do të mund të vendosej pastaj, të rishqyrtohej çështja, përgjigja është sërish pozitive.

“Me 23 qershor besoj”, thotë ky burim, pra duke mos i dhënë shans asnjë dështimi, të votimit pro heqjes së vizave.

Por, se kur do te mund të fillojnë të lëvizin lirshëm shqiptarët, varet nga vendimi që do ta marrë Këshilli Evropian, pra mund të jetë pas 3 muajsh apo 6 muajsh, apo një datë tjetër brenda kësaj kohe.

Sipas deklarimeve të Qeverisë së Kosovës janë plotësuar të gjitha kriteret nga 95 sa i ka të vendosura BE-ja në udhërrëfyesin për liberalizim të vizave.

Kosova në fakt është i vetmi vend që mbahet i mbyllur, dhe qytetarët tanë nuk kanë të drejtë të lëvizjes së lirë, pa viza brenda BE-së.

Deri më tash, të paktën në luftën në Ukrainë, kur Rusia filloi pushtimin e saj, dhe po vazhdon të zhvillohet luftë aleancash të Perëndimit në njërën anë dhe Rusisë me aleat të saj të paktë në anën tjetër, vëmendja e Perëndimit për Kosovën është rikthyer.

Qëndrimet e qarta kundër pushtimit rus në Ukrainë, kanë bërë që disa vende perëndimore të rrisin presionin edhe ndaj Francës, sidomos Gjermania, si partnere e saj kryesore në BE, që t’i kërkojë ndryshimin e qëndrimit pengues për heqjen e vizave për Kosovën.

Ekskluzive: I dyshuari për plagosjen e policëve, gjeneral Nuredin Lushtaku dhe vëllezërit e tij, Policia mobilizon forcat për arrestimin e tyre

Disidenti.net

E rëndë: Plagosen dy policë në Skënderaj, njëri u qëllua në kokë

Disidenti.net

PDK dhe AAK në emër të UÇK kanë vjedhur, në emër të saj tentojnë të fshehin dallaveret!

Disidenti.net
Disidenti

Ekskluzive: Kosovës do t’i hiqen vizat me 23 qershor, thonë burime qeveritare!