Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Ekskluzive: I dyshuari për plagosjen e policëve, gjeneral Nuredin Lushtaku dhe vëllezërit e tij, Policia mobilizon forcat për arrestimin e tyre

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një shkëmbim zjarri mes Policisë dhe disa personave që ka ndodhur sonte rreth orës 00:30 në Skenderaj. Si pasojë e kësaj, dy zyrtarë policorë kanë mbetur të plagosur, me ç’rast janë dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për ndihmë mjekësore

Sinjali mëson ekskluzivisht nga burimet e veta se personi i dyshuar për plagosjen e policëve është gjenerali Nuredin Lushtaku dhe vëllezërit e tij.

Sinjali mëson se Policia tashmë është vënë në lëvizje që të arrestohen të dyshuarit të cilët shtinë me armë zjarri drejt zyrtarëve policorë passhqiptimit të një tikete të trafikut.

Ndërsa njëri nga policët nga gjuajtja me armë zjarri ka marrë plagë në kokë, por sipas burimeve ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar me të gjitha detajet e reja lidhur me rastin.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net