Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Ekskluzive: Haxhi Avdyli pritet të bëhet Ministër i Shëndetësisë, Arben Vitia kandidon për Kryetar të Prishtinës

Deputeti i Listës “Guxo”, Haxhi Avdyli, pritet të emërohet Ministër i Shëndetësisë. Ndërsa, ministri aktual i këtij dikasteri qeveritar, Arben Vitia, mësohet se së shpejti do ta zyrtarizojë kandidaturën e tij për Kryetar të Prishtinës.

Kjo është bërë e ditur për Demokracia.com nga burime të mirëinformuara brenda Qeverisë së Kosovës.

“Haxhi Avdyli do të emërohet Ministër i Shëndetësisë, ndërsa Arben Vitia do të jetë kandidat për Kryetar të Prishtinës. Kandidatura do të zyrtarizohet shumë shpejtë”, ka thënë ky burim për Demokracia.com.

Ndërkohë, vlen të përmendet se Lëvizja Vetëvendosje ende nuk ka zyrtarizuar asnjë kandidaturë për kryetarë të komunave.

Ditë më parë, nga kjo parti u bë e ditur se i kanë hapur zgjedhjet e brendshme për anëtarët që duan të kandidojnë.

Të gjitha partitë politike kanë mundësi që deri më 16 gusht të aplikojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për certifikim.

Ndërsa, në muajin gusht mësohet se do të ketë edhe lëvizje të tjera brenda ekzekutivit të vendit./Demokracia.com/

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net