Disidenti
Lajme

Ekskluzive: Dyshohet se zyrtari policor e goditi me armë pas shpine vëllain e “Butës”

0Shares

Kryeshefi i Inspektoratit Policor, Kushtrim Hodaj ka konfirmuar për Insajderin se polici i cili plagosi Qëndrim Januzaj, të dyshuarin kryesor për vrasjen e Gazmend Hysenit, është duke hetuar për veprat e caktuara nga prokuroria në procedurë të rregullt.

“Po, ai është duke u hetuar për veprat e caktuar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt në procedurë të rregullt”, tha shkurt ai për Insajderin.

Qëndrim Januzi, i dyshuari kryesor për vrasjen e Gazmend Hysenit, në natën kritike është plagosur nga një zyrtar policor me rroba civile.

Insajderi ka mësuar jo zyrtarisht se zyrtari policor ka goditur me armë të dyshuarin pas shpine.

Ndaj tij, kanë filluar hetimet nga IPK në koordinim me prokurorin komptetent duke përshirë edhe rezultatet e ekzaminimeve të ndryshme forensike, mjeko ligjore, ballistike etj. për të vërtetuar se a janë plotësuar kushtet ligjore për përdorimin e armës zyrtare dhe për të ndriquar të gjitha rrethanat lidhur me rastin.

“Me të pranuar informacionin hetuesit e IPK-së janë dalë në vendin e ngjarjes ku në koordinim me ekipet tjera reaguese policore dhe Kryeprokurorin e Prokurorisë në Ferizaj kanë ndërmarrë disa veprime hetimore duke përfshirë këtu përveç tjerave edhe identifikimin e disa kamerave të sigurisë të cilat kanë mundur të mbulojnë me pamje vendin ku ka ndodhur incidenti”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net