Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Edhe sot deri në 35 gradë, nga kjo ditë pritet rënie e temperaturave – paralajmërohen reshje

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat në pjesën e dytë të ditës vende-vende mund të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

Sipas IHMK-së, kjo javë do të jetë kryesisht jostabile sa i përket kushteve meteorologjike, përjashtuar ditën e enjte, ku parashihet mot më i qetë dhe më stabil.

“Sa i përket temperaturave, ato mbesin të larta kryesisht dy ditët e para të javës, ku maksimalet do të arrijnë deri 33-35 gradë Celsius, ndërsa nga dita e mërkurë do të ketë rënie të temperaturave, sidomos të atyre maksimale, derisa minimalet do të jenë më të larta krahasuar me ditët e fundit.

Minimalet gjatë këtyre pesë ditëve do të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-35 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë. Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të mira, sidomos në gjysmën e parë të javës, për shkak të vapës dhe indeksit UV të lartë, ndërsa kushtet agrometeorologjike do të jenë të kënaqshme.

Meqë ka filluar fushata e korrje shirjes, këshillohen bujqit (kombajnerët) që sa më shumë të shfrytëzojnë pjesën e parë të ditës, pasi që në pjesën e dytë shumë zona rrezikohen nga reshjet e shiut dhe formave tjera të reshjeve.”

May be an image of map

 

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net