Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Edhe një sukses tjetër për Kosovën, ndërpritet lëshimi i dokumenteve serbe në kufi

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar publikisht se është ndërprerë lëshimi i dokumenteve për hyrje/dalje nga ana e autoriteteve serbe.

Ai këtë e cilësoi si një shtrim të sundimit të ligjit në territorin e Kosovës.

“Edhe një sukses në shtrimin e sundimit të ligjit dhe Kushtetutshmërisë në territorin e Republikës së Kosovës, si dhe mbrojtjen e interesave të shtetasëve tanë karshi Serbisë”, shkroi ministri Sveçla në Facebook.

Postimi i plotë

Në pikë kalimet kufitare në Merdar, Bërnjak, Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë është ndërprerë lëshimi i dokumentit për hyrje/dalje nga ana e autoriteteve të Serbisë. Edhe një sukses në shtrimin e sundimit të ligjit dhe Kushtetutshmërisë në territorin e Republikës së Kosovës, si dhe mbrojtjen e interesave të shtetasëve tanë karshi Serbisë.

Image

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla
Image

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla
[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net