Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pasdite në fshatin Lubeniq të komunës së Pejës, një person ka rënë në një bunar që po hapej në afërsi të varrezave të fshatit, raporton Gazeta Sinjali.
Ai siç merr vesh Gazeta Sinjali është Albert Pamaj, mbi 30-vjeçar.
Trupi i pajetë i të riut është nxjerrë pas disa orësh kërkime nga ekipet e kërkimit, njofton Policia e Pejës për Gazetën Sinjali.