Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

E tmerrshme: Gruaja që vdiq dyshohet se u la në podrum nga nipi dhe kunata

Prizren- Kunata N.A dhe nipi J.A, i viktimës S.D (67-vjeçare) e cila u gjet e vdekur në fshatin Kuk të Dragash, ngarkohen se i shkaktuan dhunë psiqike viktimës, duke e nxjerrë nga shtëpia për të qëndruar në një pjesë të oborrit (qilar).

Sipas aktakuzës së siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, e cila rezulton të jetë ngritur më 21 dhjetor 2022, thuhet se më 8 nëntor 2922, në fshatin Kuk, Komuna e Dragashit, saktësisht në shtëpinë e tyre të përbashkët, të pandehurit N.A dhe J.A., në bashkëveprim me njëri-tjetrin, kryejnë dhunë psiqike, me qëllim të cenimit të dinjitetit të personit tjetër brenda një marrëdhënie familjare- të dëmtuarës/kunatës dhe hallës S.D.

Aktakuza thotë se në ditën kritike, të pandehurit e nxjerrin nga shtëpia të dëmtuarën, e cila ishte e moshuar dhe me probleme mendore, duke e dërguar për të qëndruar në një pjesë të oborrit (qilar), e kështu i shkaktojnë të njëjtës shqetësim emocional.

Me këto veprime, N.A dhe J.A., ngarkohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248, par.2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal.

Sipas informatave të siguruara nga “Betimi për Drejtësi”, Policia e Kosovës kishte pranuar njoftimin nga Qendra për Punë Sociale në Dragash, Organi i Kujdestarisë pranë këtij institucioni kishte konstatuar se e dëmtuara S.D nuk kishte shenja të dhunës në trup, përveç papastërisë në zonën e kërthizës.

Organi i Kujdestarisë ka thënë se kishte ndërmarrë veprime për kujdes dhe shërim ndaj të njëjtës.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net