Disidenti
Lajme

E tepron Zeka: Mos të ishte NATO e Hovenier, policët e Njësisë Speciale ishin vra një nga një në veri

0Shares

Analisti Milaim Zeka, në një deklaratë në lidhje me situatën në veri, e ka ekzagjeruar pak.

Ai ka thënë se sikur mos të ishte NATO dhe ambasadori Hovenier, policët e Njësisë Speciale do të varheshin një nga një në veri.

“Forcat elitare të Serbisë me armët më moderne kanë qenë brenda territorit të Kosovës, në veriun e Kosovës dhe mos të kishte qenë NATO-ja në krye me ambasadorin e SHBA-së me kërcënu Vuçiqin, djemtë tonë të njësisë speciale ishin vra një nga një”, deklaroi mes tjerash Zeka në T7.

Kujtojmë se në situatën e tensionuar në veri pati sulm me armë ndaj Policisë.

Megjithatë, situata u qetësua pasi Qeveria vendosi ta pezullojë zbatimin e vendimit për reciprocitet, për 30 ditë.

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net