Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

E rëndë: 23-vjeçari që u qëllua për vdekje në Klinë ishte fëmijë i dëshmorit

Një i vrarë dhe dy të plagosur është bilanci i një incidenti me armë zjarri që ka ndodhur në Volljakë të Klinës mbrëmjen e së enjtes.

Viktima dhe të plagosurit janë vëllezër mes vete.

GazetaDemos merr vesh se këta rrjedhin nga një familje dëshmori, e që edhe 23-vjeçari që u qëllua për vdekje mbante emrin e dëshmorit Fazli Hoxha.

Ai pas vetes kishte lënë tani më të ndjerin Fazli Hoxhën ( të riun ), dhe fëmijët tjerë e bashkëshorten.

Disa prej tyre jetonin në Itali, ndërsa në Kosovë në fshatin Kijevë të Malishevës kanë edhe një Autosallon të tyre ku edhe punonin.

Ngjarja kishte ndodhur pasi që tashmë i ndjeri dhe të plagosurit kishin ngrënë iftar familjar në një nga lokalet e kësaj zone.

Lidhur me rastin pesë persona janë shoqëruar në polici.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net