Disidenti
Lajme

E përcollën 44 burra, Gani Geci: Më kanë mbetur edhe 1 vit e 8 muaj burg

0Shares

Gani Geci nga sot do të nis vuajtjen e dënimit me burg prej 3 vjet e gjashtë muaj për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit. Geci, para shkuarjes në burg ka publikuar një shkrim në Facebook ka thënë se i kanë mbetur edhe 1 vit e 8 muaj për të vuajtur dënimin.

Geci ka bërë të ditur se Gjykata e Mitrovicës kishte lëshuar urdhëresë që të paraqitet sot, më 4 janar duke shtuar se tash ka të drejtë të kërkojë lirimin me kusht.

“Për të vuajtur denimin më kanë mbetur edhe 1 vit e 8 muaj. Duke u bazuar në Ligjin mbi Ekzekutimin e Sanksioneve Penale unë kam kaluar mbi gjysmën e vuajtjes së dënimit.  Tani kam te drejtë në lirim me kusht, pushim 14 ditësh dhe të gjitha benificionet e lejuara me ligj” – ka shkruar Geci.

I njëjti ka publikuar foto edhe me familjarët e tij para paraqitjes në qendrën e paraburgimit.

Më 30 nëntor 2022 Gjykata e Apelit kishte refuzuar ankesën e mbrojtjes së Gani Gecit dhe kishte konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore që kishte dënuar Gecin me 3 vjet e gjashtë muaj burg.

Sipas vendimit, Geci ka qëndruar në paraburgim prej 22 gushtit të 2014 deri 3 qershor 2016, kohë e cila do t`i llogaritet në dënimin e plotë.

323339962 536841235020735 8374036164748982428 n 1000x563 1

Postimi i plotë:

Të dashur miq,

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka lëshuar URDHËRESË që unë Gani (Adem) Geci me vendbanim në fshatin Llaushë, komuna e Skënderjat , që me datë 04.01.2023 të paraqitem te Qendra e Paraburgimit në Prishtinë (Ajvali), për mbajtjen e dënimit me burg në kohëzgjatje prej 3 (tri) vite e 6 (gjashtë) muaj i shqiptuar me Aktgjykimin e Gjykatès Themelore në Mitrovicë P.nr.9/2018 i dt.20.08.2021 i vërtetuar me Aktgjykimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës PAKR.nr.516/2021 i dt.29.09.2022, ku si vuajtje e dënimit më llogaritet koha e kaluar në masën e paraburgimit nga dt.22.08.2014 deri më dt.03.06.2016.

Për të vuajtur denimin më kanë mbetur edhe 1 vit e 8 muaj.

Duke u bazuar në Ligjin mbi Ekzekutimin e Sanksioneve Penale unë kam kaluar mbi gjysmën e vuajtjes së dënimit.

Tani kam te drejtë në lirim me kusht, pushim 14 ditësh dhe të gjitha benificionet e lejuara me ligj.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net