Ka bërë bujë në rrjetet sociale një dasëm shqiptare në SHBA. Një nga të pranishmit ishte edhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj bashkë me gruan, Aniten.

Por, kush ishte çifti që i dha fund beqarisë në një dasëm tërësisht me tradita shqiptare.

Arben Gecaj, djali i biznesmenit të famshëm shqiptar, pronarit të Stone Castle, ishte dhëndrri i natës, ndërsa nusja bukuroshe është shqiptare nga Kosova me banim në Amerikë dhe quhet Arbiana.

Politikanë, ambasadorë, biznesmenë, artistë dhe shqiptarë të njohur nga e tërë bota ishin të pranishëm në dasmën që “dridhi” komunitetin shqiptar në Amerikë.