Disidenti
Lajme

E konfirmon mjeku i QKUK-së: Sokol Halili u soll pa shenja jete në Emergjencë

0Shares

Sot raportohet se ka bërë vetëvrasje Sokol Halili, i dyshuari për vrasjen e ish-bashkëshortës, Hamide Magashi.

Drejtori i Emergjencës së QKUK-së, Naser Syla, në një prononcim për Nacionale ka thënë se trupi i tij është dërguar pa shenja jete në QKUK.

Po mund të ju konfirmoj se personi në fjalë është sjellur pa shënja jetë në emergjencën e QKUK-së”, ka thënë Drejtori i Emergjencës së QKUK-së, Naser Syla për Nacionale.

Ndryshe, Sokol Halili, i cili vrau ish-bashkëshorten e tij, Hamide Magashi dy netë më parë para repartit të Gjinekologjisë, ka kryer vetëvrasje gjatë ditës së premte. Kjo është konfirmuar nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Sveçla përmes një njoftimi të publikuar në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se kanë tentuar të negociojnë me të dyshuarin, pasi ai fillimisht u lokalizua nga policia, por se i njëjti ka vrarë vetën.

“Pas një pune intenzive të të gjitha njësiteve të Policisë së Kosovës është arritur që të lokalizohet vendndodhja e vrasësit Sokol Halili. Përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin, dorasi vret veten”, ka shkruar ai.

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net