Disidenti
[the_ad id="378"]
Sport

E Fundit nga Belgjika/ Adnan Januzaj pritet të transferohet te gjiganti italian!?

Adnan Januzaj edhe pse konsiderohet si një futbollist me shumë peshë te Real Sociedad, sërish nuk po gjen gjuhën e përbashkët me drejtuesit për të rinovuar teksa është në vitin e fundit të kontratës dhe në verë do të jetë një lojtar që mund të largohet me parametër zero. Në këtë pikë, është Napoli që kërkon të përfitojë.

Të kaltrit në sezonin e ardhshëm do të jenë pa Lorenzo Insigne i cili ka vendosur të transferohet në Kanada te klubi i Toronto, teksa shohin te Januzaj lojtarin e duhur për ta zëvendësuar anësorin italian.

Sakaq, në mediat belge theksohet se Napoli ka edhe një “as nën mëngë” për të mbërritur te 26-vjeëari.

Fjala është për Dries Mertens i cili ka një marrëdhënie shoqërore me Januzaj nisur nga fakti se të dy janë pjesë e kombëtares së Belgjikës.

Kështu, falë edhe Mertens, Napoli kryeson garën për të pasur në organikë Januzaj teksa për të ka interes edhe nga dy klube spanjolle si Sevilla dhe Betis.

[the_ad id='11273']

Shkëlqimi i munguar te Liverpool: Wirtz tregon ‘sekretin’ që i zbuloi Arne Slot

Disidenti

Këto janë përballjet e 1/8 së finales në Kupën e Italisë

Disidenti

Frikë te Zvicra, Granit Xhaka ende po ndjen dhimbje nga lëndimi muskulor

Disidenti.net