Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

E dhimbshme: Mësohet se si i shkrepi alltia policit që vrau veten aksidentalisht

Polici mitrovicas, Burim Tahiri ka mbetur i vrarë me armë zjarri sot në Mitrovicë duke tronditur të gjithë.

Tahirit, siç njoftoi Policia i kishte shkrepur arma aksidentalisht teksa po futej në veturë.

Rastin e vdekjes e kanë konfirmuar për Mitropol edhe familjarët e të ndjerit.

Edhe nga Policia kanë bërë të ditur se rasti ka ndodhur aksidentalisht.

“Sipas informatave të para, rasti ka ndodhur aksidentalisht. Njësitet kompetente të Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar Inspektorati Policor i Kosovës të cilët do të vazhdojnë hetimet në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorin”, njoftoi Policia.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net