Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

E dhimbshme: Ky është 23-vjeçari që u vra sonte te “Ujëvara e Mirushes” në Klinë

Pas të shtënave me armë në Klinë, një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur.

Sinjali mëson se personi që u vra sonte është Fazli Hoxha, 23 vjeç nga fshati Gollubovc i Malishevës.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Në 20:43 minuta policia është njoftuar se ka të shtëna me armë zjarri dhe dyshohet për të plagosur. Me të arritur në vend të ngjarjes, është konstatu se dy persona janë të lënduar. Janë dërguar në Qendrën e mjekësisë familjare pastaj janë dërguar në emergjencën e Pejës. Pas pak kohe, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e njërës viktimë”, tha Gashi.

Njëri vëlla i Fazlisë është plagosur me armë zjarri, ndërsa tjetri është plagosur me lopatë në kokë.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net