Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

E dhimbshme: Ky është 23-vjeçari që humbi jetën në aksidentin në Pejë (FOTO)

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmë në Qyshk të Pejës, ku si pasojë e një aksidenti të trafikut, humbi jetën një 23 vjeçar.

Burime të GazetësDemos kanë treguar se 23-vjeçari A.Thaçi është personi që mbeti i vdekur në atë aksident.

 

Sipas Policisë “deri te aksidenti ka ardhur pasi që ngasësi i veturës duke mos iu përshtatur kushteve të rrugës dhe shpejtësisë, me të arritur në fshatin Qyshk, del nga rruga dhe ndeshet me një veturë (kombi) i cili ishte i parkuar jasht rruge duke shkaktuar aksident trafiku.”

Viktima është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë pa shenja jete, ndërkohë që me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net