Disidenti
Lajme

E dhimbshme: Ky është 17-vjeçari nga Lipjani që vdiq aksidentalisht në pyll

0Shares

Një 17-vjeçar nga Lipjani ka humbur jetën aksidentalisht në fshatin Divlakë, dje në orët e pasdites. Sipas informatave të para, i riu vdiq derisa ishte duke i ndihmuar dajës në prerjen e druve.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për Argjend Menën, i cili u dërgua pa shenja jete në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran rreth orës 14 e 40, ku edhe mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e tij.

Sipas mjekut kujdestar, Feriz Bytyqi, viktimës nuk i është vërejtur ndonjë shenjë e dhunës.

“Sipas familjarëve, i ndjeri ka qenë te dajtë, duke i ndihmuar me disa punë dhe në momentin që është ulur të pushojë, i është keqësuar gjendja dhe është alivanosur. I riu është pranuar në qendrën tonë pa shenja jete. Ai nuk ka pasur dëme fizike por që nga përkeqësimi i gjendjes ai është ofruar tek ne. Ai është pranuar rreth orës 14:40 dhe jemi munduar që t’i dalim në ndihmë duke iu ofruar të gjitha shërbimet tona por që ishin të pa suksesshme”, tha Bytyqi për Sinjalin.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net