Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

E dhimbshme: Kjo është gruaja që dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj në Pejë

Një rast tragjik ka ndodhur në Pejë mëngjesin e sotëm, ku një burrë dyshohet se e ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se burri që dyshohet se vrau gruan e tij është Edmond Lajqi, ndërsa viktima Gjyljeta Ukella.

Ky krim që tronditi Pejën dyshohet se ndodhi në banesën e çiftit.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar kryeprokurori i Pejës Agim Kurmehaj, i cili njoftoi se i dyshuari është arrestuar.

Trupi i pajetë i viktimës akoma nuk është tërhequr nga vendi i ngjarjes.

Kurmehaj tha se ende s’dihen motivi dhe detajet e tjera.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net