Disidenti
Lajme

E dhimbshme: Kjo është gruaja që bëri vetëvrasje duke u varur me shall në banjon e banesës së saj

0Shares

Gazeta Sinjali sot ka raportuar për një vetëvrasje që ka ndodhur në Gjakovë, ku një grua u gjet e varur në banjon e banesës së saj.

Burimet e Gazetës Sinjali njoftojnë se viktima është Ariana Haxhismajli.

Sipas Policisë, Haxhismajli është gjetur e varur nga familjarët e saj dhe e njëjta vuante nga depresioni.

“Sot me datë 11.04.2022 rreth orës 11:00 Stacioni policor ne Gjakovë ka pranuar njoftim se ne rrugën “Marin Barleti” është gjetur nga familjaret një person i gjinisë femërore e varur ne banjon e banesës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë patrulla policore dhe ekipi mjeksor i cili ka konstatuar vdekja e viktimes e cila aktin e vetevrasjes dyshohet ta ketë kryer duke u varur me një shall“, ka deklaruar Policia.

Njoftimin për vdekjen e ka dhënë edhe shkolla ku ajo ishte mësimdhënëse.

“Të nderuar mësimdhënës dhe nxënës tē shkollës sonë, me pikëllim të thellë po ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të mësimdhënëses sonë të nderuar Ariana Haxhismajli. Ariana ka qenë një mësimdhënëse e zellshme dhe e dashur për të gjithë. Ngushëllimet tona për vajzat, familjen dhe gjithë kolegët e shkollës. Për mbledhjen komemorative që do të mbahet në shkollë do të ju njoftojmë me kohë. Lamtumirë Ariana!”, thuhet në njoftim.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net