Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

E dhimbshme: Familja e kërkoi sot gjatë gjithë ditës, 18-vjeçarja në mesin e viktimave në Kroaci

Aksidenti i rëndë që ndodhi mëngjesin e së dielës në në autostradën Bregana-Lipovac afër Slavonski Brod në Kroaci, u mori jetën dhjetë kosovarëve të cilët po udhëtonin me autobus nga Gjermania për në Kosovë.

Mësohet se në mesin e viktimave është edhe 18-vjeçarja A.Bellanica nga Krusha e Madhe e cila kishte marrë rrugën nga Austria për në Kosovë.

Familjarët e saj, gjatë gjithë ditës po e kërkonin nëpër spitale të Kroacisë 18-vjeçaren, pasi që nuk e dinin se çfarë ka ndodhur me fatin e saj

Djali i axhës së viktimës, B.Bellanica, ka thënë për televizionin publik se e kanë kërkuar në spital në Zagreb, por që iu kanë thënë se nuk kanë pasur pacient me këtë emër.

Ai bën të ditur se babai i saj është nisur nga Austria për ta kërkuar në Kroaci e edhe daja i saj është nisur nga Kosova pikërisht për të njëjtëna arsye. Për të marrë informacione lidhur me atë se çfarë i ka ndodhur 18-vjeçares.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net